
Me studentët fitues të tre vendeve të para në: “Research Paper Competition”, në edicionin e 6-të të tij. Research Paper Competition është një iniciativë që synon të nxisë kërkimin shkencor dhe ekselencën akademike në arsimin e lartë, midis studentëve.
Në këtë konkurs, tre studentë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u vlerësuan me tre vendet e para:
Admir Dahati, vendi i parë – “Cyberbullying in Western Balkans: Victimization, Perpetration and Bystander Intervention” (Fakulteti i Shkencave të Edukimit); Sinoida Shkambi, vendi i dytë – “The Impact of Expectancy, Instrumentality, and Valence on Job Satisfaction” (Fakulteti Ekonomik); Irida Zmijanej, vendi i tretë – “Distribution of Main Species of the Lamiaceae Family and Their Benefits in the Shiroka Region” (Fakulteti i Shkencave të Natyrës).
Përgëzova studentët për angazhimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre akademik, duke theksuar se këto arritje janë pasqyrë e cilësisë së mësimdhënies dhe mbështetjes institucionale që ofron institucioni ynë.
Ky sukses u mundësua dhe falë bashkëpunimit ndërmjet UNISHK dhe Albanian – American Development Foundation (AADF), përmes projektit CleanScore, që u ka dhënë studentëve akses në platformën kërkimore JSTOR – një burim i vlefshëm për zhvillimin e punimeve shkencore.
Urimet më të përzemërta Admirit, Sinoidës dhe Iridës për këtë arritje të merituar, që nderojnë universitetin tonë dhe frymëzojnë studentët e tjerë drejt ekselencës akademike.







