
“Shpirt” ishte titulli i psiko-ekspozitës së departamentit të arteve “Pikturë – Grafikë” në ambjentet e rektoratit të universitetit “Luigj Gurakuqi”. Studentët e vitit të parë Bachelor prezantuan 29 punime, ndërsa përcollën edhe mesazhe të ndryshme.
Pedagogia e psikologjisë Migena Kecaj vlerësoi punën e bërë nga studentët ndërsa tregoi rëndësinë që ka ky aktivitet për promovimin e studentëve.
Gjatë kësaj ekspozite, studentët pjesëmarrës u vlerësuan me certifikata nga stafi akademik i universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.