Protesta me vezë kundër kryeministrit Edi Rama, u theksua nga protagonistët se kishte qëllimin e kundërshtimit të ligjit të arsimit të lartë, i cili është miratuar përfundimisht në Parlament që më 17 shtator.

Miratimi i ligjit, eshte i ndare ne dy mendime sipas qendres “Jete Studentore” ne Shkoder, ne njeren ane jane protestat e një pjese të studentëve dhe pedagogëve, që nga momenti i prezantimit të draftit të ri por ne anen tjeter ka edhe nga ata qe jane dakort. Jete Studentore shprehet se i njohin mjaft mire Anëtarët e grupimit Lëvizja për Universitetin te cilet kanë qenë më aktivët në kundërshtimin e ligjit në rruge. Perfaqesuesiit e kesaj qendre ne metropolin verior shprehen mbeshtetes per cdo lloj proteste studentesh qe ne thelb te saj kane te drejtat e tyre. Kthimi i ligjit nga Presidenti ju dha kohë studentëve të kundërshtonin disa herë përmes protestave përpara Kryeministrisë, ligjin e padekretuar të arsimit të lartë.Ata ishin sërish të pranishëm përpara sallës së seancës parlamentare më 17 shtator, kur dekreti i Presidentit për ligjin e arsimit të lartë u rrëzua dhe ligji hyri në fuqi.Edhe pas miratimit për herë të dytë të ligjit, protestat e këtij grupimi kanë vijuar, deri në ditën kur ata menduan të kundërshtojnë ligjin në një tjeter forme sic ishte ajo e vezëve.

Artikulli paraprakKËSHILLI I QARKUT, MIRATON FONDIN PËR URËN E GORICËS
Artikulli tjetër“AHENGU SHKODRAN” PËRCJELL ATMOSFERË NË ULQIN