Studentët në Stamboll përleshen ashpër me Policinë. Kundërshtuan emërimin nga Erdogan të Rektorit të Universitetit të Bosforit.

Përleshje të ashpra shpërthyen paradite në Stamboll mes studentëve të Universitetit të famshëm të Bosforit dhe policisë turke. Policia vuri në pranga dhjetëra studentë, ndërsa disa prej tyre morën plagë të lehta. Përleshjet shpërthyen pas marrjes zyrtarisht të detyrës të rektorit të ri të emëruar nga presidenti turk Rexhep Taip Erdoan. Ligji për arsimin e lartë në Turqi garanton pavarësinë e universiteteve dhe rektorët përgjidhen nga zgjedhjet e brendshme. Por presidenti Erdoan e emëroi atë bazuar në dekretin për gjendjen e emergjencës shpallur pas grushtit të shtetit, kur qeveria turke nisi një fushatë shkarkimesh dhe përndjekjesh të mbështetësve të klerikut Fetullah Gylen. Kësaj fushate nuk i shpëtoi as bota akademike.