
Në kuadër të lëndës Marketing, rreth 200 studentë të degës turizëm, biznes dhe financë të universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër kanë organizuar një aktivitet me temë “Do great things”. Studentët kanë tregtuar produkte të ndryshme të krijuara nga vetë ata, ndërsa kanë bashkëpunuar edhe me bizneset që operojnë sot në treg. Përgjegjësja e departamentit të turizmit, Alkida Hasaj ka treguar detaje të organizimit të këtij aktiviteti.
Disa ndër studentët kanë treguar rreth nismës që kanë ndërmarrë si dhe produkteteve që kanë zgjedhur të tregtojnë.
Në edicionin e pestë të këtij aktiviteti të titulluar “Do great things” studentët kanë tregtuar produkte të ndryshme si vajra, parfume, ëmbëlsira si dhe punime dore të ndryshme .