U zhvillua në fakultetin ekonomik, trajnimi i katërt për ruajtjen dhe përmirësimin e atraktivitetit turistik në rajonin verior të Shqipërisë. Studentët prezantuan punimet e tyre kërkimore, për të cilët kanë punuar disa muaj në zona të ndryshme turistike.

Ndërkohë, pedagogia dhe ekspertja e turizmit, Mirjam Dibra foli për rëndësinë e promovimit të turizmit vjetor, jo vetëm sezonal.

Ky workshop është kthyer në traditë para hapjes së sezonit turistik, ku ekspertë të turizmit dhe studentë zhvillojnë punët e tyre kërkimore, në ruajtjen dhe përmirësimin e atraktivitetit turistik në rajonin e veriut të Shqipërisë.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË LEZHE, PLAGOSEN 5 PERSONA
Artikulli tjetërPREZANTIMI I PROJEKTIT PËR ISH-UZINËN E AUTOTRAKTORËVE, RAMA: SPEKULIMET SE DO JETË NJË VATËR RREZIKU PËR NJERËZIT, ÇMENDURI