Studentët qëllojnë me salce ministren Lindita Nikolla .Studentët që kundërshtojnë reformën në arsimin e lartë kanë qëlluar meslce pasditen e sotme, ministren e Arsimit, Lindita Nikolla.

Ngjarja ka ndodhur gjatë samitit të studentëve, organizuar përballë Piramidës, ku merrte pjesë dhe kryeministri Edi Rama. Një aktiviste i është afruar dhe e ka ngjyer me bojë të kuqe. Ajo është identifikuar më pas si pjesë e Lëvizjes për Universitetin, grupim i cili kundërshton reformën në arsimin e lartë. Një aktiviste e Lëvizjes për Universitetin i ka hedhur salcë në kokë ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. Zonja Nikolla ishte e ulur në radhën e parë gjatë Samitit të Studentëve të FRESh. Në videon e publikuar nga Lëvizja në faqen e vet në Facebook, shihet momenti kur një vajzë ecën qetësisht dhe i afrohet ministres dhe më pas i hedhën bojën në flokë. Lëvizja njofton në faqen e vet në Facebook se vajza është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 1 në Tiranë. Njoftimi i Lëvizjes pë Universitetin: Sot, në ditën ndërkombëtare të studentëve, aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin kryen një aksion simbolik kundër ministres së Arsimit Lindita Nikolla. E spërkatën me salcë duke i bërë për një moment atë çka ajo dhe qeveria shqiptare i kanë bërë jetës universitare publike prej kohësh: shprishjen. Sot mijëra maturantë meritorë janë ende pa të drejtën studimi dhe po aq kuota të paplotësuara ka në universitetet publike. Skema e regjistrimit të studentëve ka favorizuar haptas universitetet private kliente të qeverisë. Prandaj ne kemi kërkuar dhe kërkojmë dorëheqjen e ministres Nikolla. Rezistenca vazhdon! Për Universitetin, Për Shoqërinë!. Studentja quhet Mirela Ruko dhe eshte shoqeruar ne polici