Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një statusi në Twitter pasi studentët refuzuan ftesën e tij për bashkëbisedim nesër në orën 11:00 live në Facebook.

Kreu i qeverisë shton se një frikë të tillë nga dialogu e ka ndeshur te politikanët, ndërsa ngre pikëpyetjen se dikush po i pengon studentët duke bërë megafonin e prishur me telefon.

“Negociata? Kush po kërkon negociata se unë kërkoj Dialog, jo negociata. Frikën nga Dialogu e kam parë tek politikanët që sot presin t’i nxjerrin gështenjat nga zjarri duke mos treguar duart.

Mos vallë kush po i pengon studentët me megafon kundër Dialogut bën telefonin e prishur?”, shkruan Rama.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakNË DITËN E 36-TË TË PROTESTËS, BASHA: HESHTJA E AUTORITETEVE SHQIPTARE E PAJUSTIFIKUESHME
Artikulli tjetërDHJETORI I DYTË VAZHDON, SOT STUDENTËT PROTESTË ME LIBRA PARA MINISTRISË SË ARSIMIT