
“Sfidat e Zhvillimit Rajonal” është aktiviteti i organizuar nga fakulteti ekonomik në universitetin “Luigj Gurakuqi”. Studentët e diplomuar të ciklit të parë bachelor dhe ciklit të dytë master prezantuar punimet e tyre. Rektorja e universitetit të Shkodrës Suzana Golemi u shpreh se në këtë aktivitet diskutohen çështjet e zhvillimit ekonomik të rajonit.
Drejtori i Planifikimit Strategjik në bashkinë Shkodër Ridvan Sokoli tregoi disa prej projekteve strategjike që do të zhvillojnë rajonin e Shkodrës dhe që ndërlidhen edhe me punimet e studentëve.
Ersenida Elezi, menaxhere e kompanisë ABSL Albania që ka për qëllim të ndihmojë zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të shërbimeve të biznesit dhe që synon punësimin e të rinjve, shprehet se sfida mbetet ndërthurja e asaj që studentët mësojnë në universitet më atë që kërkohet në tregun e punës.
Konferenca studentore e fakultetit ekonomik në universitetin e Shkodrës është mbështetur nga një sërë biznesesh ndërsa tashmë është kthyer në një traditë duke u zhvilluar për çdo vit. Për temat fituese të studentëve u shpërndanë edhe disa çmime.






