Sipas një studimi të ri shkencor, rreth 11% e popullsisë së botës, që do të thotë 1 në dhjetë njerëz-shpesh ndjen dhimbje në bark kur ushqehet.

Problemi është më i zakonshëm tek gratë (13%) sesa tek burrat (9%), si dhe tek të rinjtë e moshës 18 deri në 28 vjeç (15%).

Studimi, i udhëhequr nga Dr. Esther Colomier i universiteteve KU Leuven (Belgjikë) dhe Gothenburg (Suedi), bazuar në një sondazh të mostrës online të 54.127 njerëzve nga 26 vende, u prezantua në një konferencë ndërkombëtare të organizatës evropiane (Gastroenter Virtual 2021)

Njerëzit të cilët shpesh përjetojnë dhimbje barku të lidhura me ushqimin kanë gjithashtu më shumë gjasa të përjetojnë fryrje në bark , ngopje të tepërt ose të parakohshme pas ngrënies, sindromë të zorrëve të irrituara, kapsllëk ose diarre.

Përveç kësaj, ata kanë më shumë gjasa të kenë stres psikologjik dhe simptoma psikosomatike jo-gastrointestinale, të tilla si dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, gulçim, etj.

36% ndihen të shqetësuar (krahasuar me 18% të atyre që nuk kanë dhimbje barku për shkak të ushqimit) dhe 35% kanë simptoma të depresionit (krahasuar me 17% të atyre që nuk ndiejnë dhimbje barku).

Artikulli paraprakJAPONIA DHE SINGAPORI ME PASAPORTAT MË TË FUQISHME NË BOTË, JA KU RENDITET SHQIPËRIA
Artikulli tjetërINDIA DO TË RIHAPET PËR TURISTËT NGA 15 TETORI