Studimi i parë që hedh dritë mbi ecurinë e infektimit të Covid-19, sipas grupmoshave, sëmundjeve dhe krijimit të imunitetit në Shqipëri, është publikuar nga Urdhri i Mjekut.

Studimi që ka për autorë disa ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik tregon se nga 1500 persona të testuar pozitiv, 54% kanË krijuar antitrupa IGG në mes të ditës së 14-21 pas infektimit. Por të dhëna ndërkombëtare tregojnë se, krijimi i antitrupave nis edhe më vonë.

Të dhënat e epidemiologëve tregojnë se përgjigjja imunitare, si për IGM, ashtu edhe për IGG, është e ndryshueshme në grup-popullata të ndryshme, por edhe nga kushtet e ndryshme shëndetësore të subjekteve në studim.

Nga ndjekja e ecurisë klinike dhe rezultateve laboratorike të 25 pacientëve që në ditën e parë që rezultuan pozitivë deri në ditën e 35 (koha më maksimale e negativizimit), në shumicën e individëve që paraqiten me infeksion simptomatik të Covid-19, ARN-ja virale arriti maksimumin brenda javës.

Pozitiviteti, në shumicën e rasteve në studim, ka filluar rënien nga java e tretë deri në negativizimin e saj në javën e katërt, për rreth 85% të rasteve në studim, deri në javën e pestë për 10-12% të rasteve, ose fundi i javës së gjashtë për rreth 3-5% të rasteve në studim, derisa më pas bëhet krejtësisht i padukshëm.

Nga të gjithë grupmoshat në studim, konstatohet që më të infektuarit ishin:

– Në vend të parë renditet grupmosha 25-35 vjeç (20.03%), grupmosha e të rinjve, të cilët janë të shkujdesur dhe neglizhentë ndaj zbatimin e masave anti-Covid dhe ndërkohë bëhet burim transmetues infeksioni ndaj grupmoshave të tjera. Prej tyre, më të infektuar janë femrat (60.37%) në raport me meshkujt (39.62%).

– Në vend të dytë renditet grupmosha mbi 65 vjeç (18.97%), prej të cilëve meshkujt (52.25%) dhe femrat (46.74%).

– Në vend të tretë, grupmosha 55-64 vjeç (17.7%), prej të cilëve femrat (56.25%) dhe meshkujt (43.75%).

Raporti i rasteve në total të konfirmuar pozitivë rezulton më i madh për femrat (56%) se për meshkuj (44%). Grupmoshat pediatrike dhe shkollore zënë nga 0.05 deri në 1.13% të të konfirmuarve pozitivë.

Të sëmurët me faktorë rreziku kardiometabolik të kombinuar, të cilët janë hospitalizuar kryesisht në shërbimet spitalore universitare si: Kardiopatët, diabetikët insulinëvartës dhe jo insulinëvartës, hypertonikët dhe obezët./Monitor

Rezultati Covid Antitrupa