Vala e Omicron duket të jetë më e butë sipas studimeve paraprake të publikuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut.

Provat e hershme sugjerojnë se më pak njerëz kanë nevojë për trajtim spitalor sesa me variante të tjera – me vlerësime që variojnë nga një reduktim prej 30% në 70%, raporton BBC.

Por shqetësimi mbetet se edhe nëse Omicron është më i butë, numri i madh i rasteve mund të mbingarkojë spitalet.

Më shumë se 100,000 raste janë raportuar në Mbretërinë e Bashkuar në një ditë të vetme për herë të parë.

Një kuptim më i thellë i ashpërsisë së Omicron do t’i ndihmojë vendet të vendosin se si t’i përgjigjen virusit.

Studimi në Skoci ka gjurmuar koronavirusin dhe numrin e njerëzve që përfundojnë në spital.

Ai tha se nëse Omicron do të sillej njësoj si Delta, ata do të prisnin që rreth 47 persona të ishin pranuar tashmë në spital. Për momentin janë vetëm 15.

Artikulli paraprakBURRI MË I GJATË NË BOTË SHKON NË RUSI PËR TË GJETUR GRUA: TË MË LINDË NJË DJALË DHE NJË VAJZË
Artikulli tjetërKËTO JANË SHTETET QË KËRKOJNË NJË TEST NEGATIV PCR PËR TË VAKSINUARIT