Shqipëria e ka siguruar lirinë e lëvizjes në vendet e BE-së që në vitin 2011 dhe është një vend europian, por shqiptarët ende paguajnë kosto të larta, gati të njëjta me ato të vendeve afrikane për të hyrë në mënyrë të paligjshme kryesisht në Britaninë e Madhe.

Struktura mbi monitorimin e trafikut të drogës dhe krimit në Kombet e Bashkuara në një raport të posaçëm për ecurinë e krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor raporton se kosto mesatare e udhëtimit të paligjshëm të shqiptareve është 4,678 dollarë, kryesisht prej udhëtimeve të shtrenjta të hyrjes në Britaninë e Madhe. Shqipëria renditet e gjashta në listë, pas Afganistanit, Iranit, Irakut dhe Pakistanit.

Ka mënyra të ndryshme pagese për shërbimet e kontrabandës. Ndonjëherë kontrabandistët kërkonin shumën e plotë ose gjysmën e saj, por ka raste kur paratë transferohen me ndërmjetësues. Në disa raste paratë jepen pasi emigrantët te kenë mbërritur në destinacion.

Intervistat me emigrantet në Shqipëri të kryera nga studimi i Kombeve të Bashkuara tregojnë se Shqipëria preket nga dy rrugë të dallueshme të kontrabandës së emigrantëve, njëra me origjinë nga vendi, në të cilin shtetasit e Shqipërisë përpiqen të migrojnë në Angli kryesisht dhe një rrugë tjetër e veçantë që kalon në rajon nga Azia Perëndimore dhe Afrikën e Veriut gjatë rrugës për në Evropën Perëndimore.

Duket se ka disa karakteristika dalluese, si p.sh. prania e personave që kanë bërë përpjekje të përsëritura për shumë vite, madje edhe dekada, pavarësisht se ishin deportuar, burgosur dhe ishin deklaruar persona të padëshiruar në rajonin e Shengenit. Këta të intervistuar vunë në dukje se ata mbështeteshin te kontrabandistët, pasi nuk kishte asnjë rrugë ligjore për të emigruar në destinacionet e tyre dhe se do të shfrytëzonin rastin për të migruar përsëri.

Emigrantët e paligjshëm raportuan arsye politike, ekonomike, fetare dhe të sigurisë lidhur me largimin nga vendet e tyre të origjinës. Në lidhje me arsyet ekonomike, mundësi më të mira punësimi dhe arsimimi janë cituar vetëm nga të intervistuarit në Shqipëri.

Migrantët shqiptarë raportuan se udhëtonin pothuajse gjithmonë me një kamion rimorkio. Marrëveshja përfshinte udhëtime të rregullta me dokumente false ose dokumente identiteti – në Francë ose Belgjikë, ku ata hipin në kamionë rimorkio që drejtoheshin për në Mbretërinë e Bashkuar.

Artikulli paraprakVRASJA E EFEKTIVIT, VJEHRRI I TË DYSHUARIT: ISHTE TEK UNË
Artikulli tjetërGUCI E RE, NIS RIKONSTRUKSIONI I RRUGËVE DYTËSORE