Studuesi i fotografisë, kuratori, shkrimtari dhe botuesi Alfredo Cramerotti ka qenë në qytetin e Shkodrës

në një bisedë për hyperimage duke shpjeguar argumentin e tij teorik si dhe qasjen individuale ndaj praktikës kuratoriale. Bashkëbisedimi i tij me Valentina Bonizzi u shoqërua me imazhe të arkivës të muzeut Marubi. Cramerotti vlerësoi muzeun Marubi. “Muzeu kombëtar Marubi më pëlqen jashtëzakonisht shumë. Është një muze i strukturuar mirë, shumë elegant dhe natyrisht me vlera të mëdha. E kam vizituar totalisht në të gjitha mjediset e tij dhe realisht jam impresionuar për punën e bërë qoftë me ekspozitat e përhershme por edhe të përkohshme dhe gjithçka tjetër që gjendet këtu. Besoj se është një muze i rëndësishëm për Shqipërinë dhe kulturën shqiptare”. Për Cramerottin muzeu Marubi ka vlera jo vetëm kulturore por edhe historike dhe sociale. “Natyrisht që vlerat e muzeut kombëtar të fotografisë Marubi janë të veçanta jo vetëm për Shqipërinë por edhe për ne studiuesit dhe kuratorët që vijmë nga Europa. Kam parë shumë muze dhe realisht muzeu Marubi është një muze europian. Patjetër që fotografitë e asaj kohe të realizuara kanë një vlerë qoftë në aspektin social por edhe historik dhe kulturor. Natyrisht që një fotografi e atyre viteve sot e parë në një këndvështrim tjetër dhe thuajse e ripërtërirë merr një vlerë të madhe edhe në rangun europian. Më vjen mirë që muzeu Marubi është përzgjedhur si kandidat për çmimin europian të muzeve për vitin 2017-të dhe shpresoj të marrë edhe një çmim sepse i ka të gjitha mundësitë”. Cramerotti në bisedën e tij solli disa aspekte të ndryshme të fotografisë duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT, RESHJE DËBORE NË ZONAT MALORE
Artikulli tjetërPS PREZANTON NË SHKODËR ORGANIZIMIN DIXHITAL