Reshjet e borës kanë krijuar trashësi deri në 5 metra në disa pjesë të rrugëve rurale në provincën lindore turke Muş.

Ekipet kompetente po punojnë pandërprerë për pastrimin e tyre për të siguruar qarkullim të lirë për banorët. Ata po vazhdojnë punën në rrugët e grupit të fshatrave Üçevler përkundër kushteve të këqija atmosferike, përfshirë edhe rënien e distancës së shikueshmërisë deri në 3 metra në disa zona.

Şeyhmus Yentür, zyrtar lokal, u tha gazetarëve se bora tashmë 4 ditë ka shkaktuar mbyllje të rrugëve në lartësi të mëdha, duke shtuar se rrugët janë bllokuar sërish pas pastrimit për shkak të stuhisë.

Ekipet e pastrimit të borës po përjetojnë vështirësi për shkak të stuhisë, tha ai, duke shtuar se punët janë përshpejtuar me uljen e intensitetit të furtunës.

“Për shkak të furtunës, në disa zona ka borë deri në 5 metra“, tha Yentür.

Ndërkaq, Nazım Diner, shefi i ekipet të intervenimit, tha se rrugët mbyllen sërish përkundër pastrimit për shkak të kushteve atmosferike.

“Vende-vende ka borë në trashësi prej 5 metrash“, theksoi ai.