Një 16-vjeçare ka ndërruar jetë për shkak të një stuhie të pazakontë në Milano që rrëzoi pemë, shkaktoi përmbytje si dhe dëme të konsiderueshme materiale. Në situatën që italianët e përshkruajnë si apokaliptike, një pemë e rrëzuar për shkak të stuhisë shkaktoi vdekjen e të miturës në Brescia.

Një tjetër pemë e shkulur nga stuhia e fortë për pak sa nuk i mori jetën edhe një familjeje.

Në via Corrggio në Monza një familje e cila ishte duke udhëtuar me makinë u godit nga një pemë. Burri ishte në mjet me bashkëshorten dhe vajzën e tij dhe mori dëme të shumta në kokë. Fatmirësisht vajza dhe nëna shpëtuan pa u lënduar ndërsa burri u shtua në spitalin San Gerardo.

Stuhia e pazakontë goditi kryeqytetin italian teksa po zbardhej, rreth orës 04:00. Për shkak të stuhisë, zjarrfikësja e Milanos ka marrë me qindra telefonata për çati dëmtuara, përmbytje si dhe mjaft pemë të rëna duke dëmtuar edhe mjetet e banorëve të zonës.

Për shkak të stuhive që italianët e kanë përshkruar në rrjete sociale si ‘apokalips’, ATM-të, autobusët dhe tramvaji janë përkohësisht jashtë funksioni.

Përpos se në Monza, linjat hekurudhore janë kufizuar edhe në zona të tjera.

 

Artikulli paraprakI NXEHTI PËRVËLUES, SOT DITA ME TEMPERATURAT MË TË LARTA
Artikulli tjetërZJARR NË DISA ISHUJ TË SIÇILISË, MBYLLET AEROPORTI NDËRKOMBËTAR NË PALERMO, SHKAK I NXEHTI EKSTREM MBI 47 °C