Më 20 mars ministria e bujqësisë do të hapë aplikimet për subvencionet e fermerëve. Në Shkodër u zhvillua një takim informues mes ministrisë Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural, AZHBR dhe vetë fermerëve. Zëvendës Ministri i Bujqësisë Roland Kristo u shpreh se këtë vit skema për subvencionet e fermerëve do të jetë më e zgjeruar.

Ndërkohë subvencioni për naftën që do t’i jepet fermerëve do të jetë po aq sa vitin e kaluar 30 milion euro edhe pse çmimi i naftës ka pësuar rritje.

Ndërkohë fermerët gjatë këtij takimi shprehen disa pakënaqësi duke thënë se shumë prej tyre janë të harruar sepse nuk përfitojnë ose në shumë raste subvencionet janë të pamjaftueshme.

Edhe për fermerët që kanë më pak krerë bagëtish duhet që të ketë mbështetje thotë fermeri Nikolin Shqau që drejton edhe një shoqatë fermerësh.

Fermerët kërkuan në takimin me ministrinë e bujqësisë dhe AZHBR-në që të rrisin subvencionet dhe të mos ketë asnjë përjashtim siç ka ndodhur sipas tyre vitet e kaluara.

 

Artikulli paraprakMBLEDHJA E KËSHILLIT TË STABILIZIM ASOCIMIT, RAMA E BORRELL: DAKORDËSI PËR T’U TËRHEQUR NGA PASAPORTAT E ARTA
Artikulli tjetërHUBER: TË RINJTË TË ZGJEDHIN ARSIMIN PROFESIONAL