26 miliardë lekë të vjetra është fondi për subvencionet në bujqësi në vitin 2018. Me një rritje prej 10 miliardë lekësh nga viti i kaluar, kjo do të thotë më shumë mundësi për të gjithë fermerët.

Sipas drejtorit të Drejtorisë së Bujqësisë Shkodër, Mustafë Kraja, e veçanta e këtij viti është analiza për të dyfishuar skemat. Tashmë nuk janë tetë, por 16 skema ku do të ketë subvencione. Këtë vit ka ndryshim të madh përsa u përket edhe aplikimeve për sukbvencione nga fermerët. Këta të fundit mund të aplikojnë në rrethin që jetojnë, jo të detyruar që nga i gjithë qarku të vijnë në Shkodër. Ndërsa dokumentacioni për aplikim shkonë në zero. Sipas Krajës, buxheti më i madh i vënë në dispozicion këtë vit bënë të mundur subvencion edhe futjen e kulturave të tjera bujqësore.

Për herë të parë hyjnë në skemën e subvencioneve arra, gështenja, lajthia, ulliri e më gjerë.