Suka – Dajç është një nga fshatrat më të prekur nga përmbytjet në njësinë Dajç. Aktualisht, janë më shumë se 70 hektarë tokë e përmbytur në këtë fshat I cili jeton me të ardhurat që banorët sigurojnë nga bujqësia dhe blegtoria.

Kryetari I fshatit Suka – Dajç, Kolë Mazija bën të ditur se si shkak I mungesës së furnizimit me bazë ushqimore prej tre javësh janë rreth 800 krerë bagëti të imëta pa ushqim.

Si shkak I përmbytjeve, rreth 70 hektarë tokë e mbjellë me kultura të ndryshme tashmë ka shkuar dëm bën të ditur kryetari I fshatit.

Sipas kryetarit, pasojat e përmbytjeve do të jenë më të ndjeshme gjatë dy viteve të ardhshme pasi banorët nuk do kenë mundësi të mbjellin në këto toka të dëmtuara nga uji.

Suka – Dajç është një nga fshatrat më të prekur nga përmbytjet në njësinë Dajç për shkak të shtrirjes gjeografike dhe nivelit nën 0 të tokave bujqësore.