Reshjet intensive të 24 orëve të fundit kanë bërë që të përkeqësohet situata e krijaur në fshatin Suka – Dajç të njësisë administrative Dajç. Si shkak I rritjes së nivelit të ujit në këtë uji kalon nivelin e rrugës në këtë zonë ndërkohë që disa shtëpi janë të rrethuara nga uji. Për banorët kjo situatë është e frikshme ndërsa urojnë që të ndalen shkarkimet në hidrocentrale.

Ndërkohë kryetari I fshatit Suka – Dajç, Kolë Mazija tregon se nëse situata nuk përmirësohet edhe disa rrugë të tjera të fshatit rrezikojnë të bëhen të pakalueshme.

Në fshatin Suka – Dajç të njësisë administrative Dajç sipërfaqja e tokave bujqësore të përmbytura arrin në më shumë se 80 hektarë, ndërkohë që katër shtëpi janë të rrezikuara si shkak I prezencës së konsiderueshme të ujit në oborre.

Artikulli paraprakFERMERI: RREZIKOHEN 12 KRERË LOPË, NIVELI I UJIT NË 70 cm
Artikulli tjetërPËRDHUNOI GJYSHEN, POLICËT E FIERIT LEJOJNË 36-VJEÇARIN TË KOMUNIKOJË ME QYTETARËT, PEZULLOHEN NGA DETYRA