
Fshati Suka – Dajç në njësinë administrative Dajç po boshatiset çdo ditë. Kryetari i fshatit Marash Vashja tregon se tashmë në fshat jetojnë vetëm 40 familje, nga 120 që ishin pak vite më parë. Si shkak i mungesës së fëmijëve, është mbyllur edhe shkolla e fshatit.
Tashmë që ka filluar sezoni i mbjelljeve, mungon edhe fuqia punëtore në Suka – Dajç, duke bërë që shumë toka bujqësore të mos punohen.
Vështirësimi i jetesës në këtë fshat ka bërë që familjet e reja të emigrojnë drejt vendeve të perëndimit, ndërkohë që popullsia në fshat po shuhet dita-ditës.