Në njësinë administrative Dajç vijojnë të ndihen pasojat e përmbytjeve të nëntë muajve më parë. Në fshatin Suka – Dajç, fermerët janë përballur me një situatë të vështirë për shkak të rënies së rendimentit kryesisht të grurit, për të cilën njihet kjo zonë.

Kryetari I fshatit Kolë Mazija bën të ditur se ngopja e tokave me ujë në fillim të vitit po jep akoma pasoja negative, gjë e cila po ndikon negativisht në ekonominë e banorëve të zonës që jetojnë me të ardhurat nga bujqësia dhe blegtoria.

Kryetari I fshatiti shton se një problem tjetër, I cili duket se nuk do të marrë zgjidhje është edhe shpërndarja e dëmshpërblimeve.

Kur jemi në prag të stinës së reshjeve, institucionet përgjegjëse kanë nisur të marrin masa për pastrimin e kanaleve kulluese dhe evitimin e pasojave të tilla të cilat ndihen edhe disa muaj më vonë.

Artikulli paraprakTONIGHT – 19.10.2021
Artikulli tjetërGRATË NË SHKODËR NEGLIZHOJNË VIZITAT E MAMOGRAFISË