
Përmes një lidhjeje direkte me emisionin “Star Sport” në ekranin e Televizionit Star Plus specialisti I njohur I futbollit Sulejman Starova ka folur rreth performancës së Vllaznisë në Superiore. Starova tha se largimi I trajnerit Memelli nga ekipi I Vllaznisë ishte I papritur dhe se ky ishte një veprim I nxituar dhe shkaku besoj se ishte deklarata e Memellit kundrejt skuadrës pas ndeshjes ndaj Kukësit. Vllaznia është përmirësuar në fazën defensive tha Starova. Reagimin e trajnerit Memelli ai e cilësoi si gabim të pafalshëm sepse askush nuk pranon se skuadra e tyre ka luajtur dobët. Kur trajneri akuzon lojtarët që nuk bëjnë stërvitje përgjegjësi I parë është trajneri u shpreh Starova për deklaratën e Migen Memellit. I pyetur nëse e shikon Vllazninë në Final Four Starova u shpreh se e po sepse I ka aftësitë për një gjë të tillë.