Në qendër të Shirokës, 67 vjeçarja, Sulltane Çela prej 3 vitesh del çdo ditë për të shitur punimet e saj me dorë, si çorape,xhupa,krahola dimri, të gjitha të thurura me shtiza, me kujdes dhe përkushtim. E moshuara tregon se zanatin e ka mësuar nga nëna e saj që në moshën 10 vjeçare. Këtë tradita Sanija është munduar ta mbaj gjallë duke e trashëguar edhe tek vajza dhe mbesat e saj.

Sulltane tregon se me zanatin e saj jo vetëm që siguron të ardhura për të dhe bashkëshortin e saj, por e përdor edhe si punë për të larguar stresin gjatë ditës.

Ka ditë që shes, por edhe që nuk shes asnjë palë thotë 67 vjeçarja, por ajo nuk dorëzohet të nesërmen del sërish tek vendi I saj.

Më të interesuar janë turistët e huaj për të blerë punimet e saj, ata afrohen interesohen edhe për të mësuar se si punohet me shtiza tregon e moshuara.

Nga duart e saj kanë dalë me qindra punime, secili i thurur me kujdes dhe dashuri. 67 vjeçarja nuk është ndalur asnjëherë, e vazhdon po me të njëjtin përkushtim dhe pasion që prej ditës së parë e deri më sot. Një jetë e tërë e lidhur me fijet e një zanati që vetë e ka kthyer në art.

Artikulli paraprakRRUGA SHIROKË – ZOGAJ, VIJOJNË PUNIMET ME INTENSITET
Artikulli tjetërMANASTIRLIU TAKIM ME ADMINISTRATORËT E MATURËS SHTETËRORE 2025