Sulm kamikaz në Gjykatën Supreme afgane, 19 viktima

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën, ndërkohë që 41 të tjerë kanë mbetur të plagosur në Kabul pasi një kamikaz aktivizoi një sasi eksplozivi në Gjykatën Supreme të Afganistanit. Agresori mësohet se t’a ketë kryer shpërthimin në parkingun e këtij institucioni gjatë kohës që personeli po largohej nga vendi i punës. Përvec të pranishmëve, shpërthimi i fuqishëm tronditi edhe personat që ndodheshin përtej parkingut, ku mes të plagosurve përfshihen fëmijë dhe gra. Ende nuk dihet se kush mund të qëndrojë pas këtij sulmi, por zakonisht, shpërthime të tilla janë kryer nga Talibanët. Në vend-ngjarje mbërritën menjëherë forca të shumta sigurie. Ata rrethuan menjerë zonën ndërkohë që të plagosurit janë dërguar menjëherë në ambiente spitalore për të marrë trajtimin e nevojshëm shëndetësor. Në prononcimet e tyre për gazetarët, mjekët janë shprehur se shumë prej të të mbijetuarve kanë marrë plagë të rënda, ndaj gjendja e tyre do të monitorohet me kujdes. Nisur nga këto rrethana, zyrtarët e spitalit nuk kanë përjashtuar as mundësinë e përkeqësimit të bilancit të viktimave. Ky është sulmi i dytë që regjistrohet brenda një muaji mbi institucionet shtetërore. Në sulmin e parë që u regjistrua pranë selisë së Parlamentit, 30 persona humbën jetën, dhe 80 të tjerë mbetën të plagosur. Autorësia e tij u mor përsipër nga grupi i Talibanëve.