Të paktën 6 persona u lënduan në një sulm me acid pranë një qendre tregtare në lindje të Londrës.
Të dhënat e para flasin për një sulm të koordinuar nga një bandë të rinjsh, të cilët iu vërsulën njerëzve duke i spërkatur me acid. Policia thotë se nuk po e trajton incidentin si një sulm me sfond terrorist, por hetimet vazhdojnë.
Forca të shumta policore dhe mjekë u dhanë ndihmën e parë të lënduarve në Stratford Shopping Centre. Një person është arrestuar në lidhje me sulmin, i cili vuri në alarm gjithë Londrën për shkak të frikës së një incidenti tjetër terrorist.