Të paktën 23 persona kanë mbetur të vrarë dhe 25 të tjerë janë plagosur, pasi persona të armatosur hapën zjarr ndaj një autobusi me të krishterë kopt në Egjiptin qendror, njoftojne mediat shtetërore të cituara nga BBC.

Incidenti ndodhi në provincën Minya, rreth 220 km në jug të kryeqytetit Kajro, ndërsa autobusi u drejtua për në manastirin e Shën Samuelit. Ka pasur një numër sulmesh ndaj koptëve muajt e fundit, sulme të pretenduara nga militantët e të ashtuquajturit Shteti Islamik. Dy shpërthime vetëvrasëse që kishin për synim kishat më 9 prill shkaktuar 46 viktima. Sulmet kanë bërë që presidenti Abdul Fattah al-Sisi të deklarojë një gjendje emergjente mbarëkombëtare dhe të premtojë të bëjë gjithçka që është e nevojshme për t’u përballur me xhihadistët.

Artikulli paraprakPS ME KANDIDAT TË RI PËR ZGJEDHJET NË BASHKINË KAVAJË
Artikulli tjetërMETA BËN BILANCIN E PARLAMENTIT