
Të paktën 16 persona kanë mbetur të vdekur pas një sulmi me armë zjarri në Agjencinë e sigurisë kombëtare afgane. Sulmi ndodhi në një objekt që i përket Drejtorisë Kombëtare për Sigurinë në distriktin Gerishk.
Omar Zawak, zëdhënës i qeverisë lokale, e konfirmoi incidentin duke thënë se Talebani kishte sulmuar qendrën e sigurisë nga jashtë, ndërsa në mjediset e brendshme po kryhej sulmi nga katër operativët, duke rezultuar në një betejë me armë zjarri mes ekstremistëve dhe rojeve të sigurisë






