Një person është vrarë dhe të paktën gjashtë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me thikë ne mesin e një komunitet indigjen në provincën e Manitobas, në Kanada.

Policia kanadeze bëri të ditur se edhe autori i dyshuar i sulmit ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi në komunitetin indigjen Hollow Water First Nation.

Detaje të tjera mbi incidentin janë të pakta. Hetimet për ngjarjen do të ndiqen nga njësia e krimeve të rënda të policisë.

Komuniteti indigjen Anishinaabe ka një popullsi të vogël prej vetëm disa qindra banorësh.

Artikulli paraprakAMBASADORËT E HUAJ I SHKOJNË NË TAKIM KRYETARIT TË RI TË PARLAMENTIT TË KOSOVËS, ZBARDHEN DISKUTIMET
Artikulli tjetërKUVENDI I SHQIPËRISË NDRIÇOHET PËR MUAJIN E NDËRGJEGJËSIMIT PËR KANCERIN E FËMIJËVE