Të paktën 10 persona dhe 15 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e sulmit me thikë nga dy persona në Saskatchewan. Ata goditën persona rastësor në 13 vende të dy komuniteteve.

“Ne kemi gjetur 10 individë të vdekur në 13 lokacione në komunitetin e James Smith Cree Nation dhe Weldon, Saskatchewan,” tha në një konferencë shtypi Ndihmës Komisionerja e Policisë Kanadeze Rhonda Blackmore.

Dy të dyshuarit, të identifikuar si Damien Sanderson dhe Myles Sanderson, janë në arrati dhe vlerësohet se janë të armatosur dhe përbëjnë rrezikshmëri të lartë.Banorët janë udhëzuar që të qëndrojnë brenda shtëpive, teksa kërkimi masiv për të dyshuarit vazhdon.

“Mos u largoni nga vendet e sigurta. Jini të kujdesshëm kur lejoni banorët e tjerët të hyjnë në shtëpinë tuaj”, tha policia kanadeze përmes një postimi në Twitter.

Autoritetet kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë kartat e identifikimit të shoferëve dhe udhëtarëve. Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në James Smith Kri, një komuniteti indigjen me rreth 2.000 banorë në verilindje të Ueldonit.

Kryeministri kanadeze, Justin Trudeau e përshkroi sulmin si “të tmerrshëm”.

“Jam i tronditur nga sulmet e sotme. Përgjegjësit për këto sulme të neveritshme duhet të dalin para drejtësisë”, tha ai.