Një bazë ushtarake në Somali që shërbente si kamp trajnimi për ushtarët amerikanë është sulmuar ditën nga xhihadistët duke shkaktuar dhe të plagosur.

Qytetarë të zonës raportojnë se kanë dëgjuar të shtëna si dhe shpërthime që vinin nga ajo zonë. Grupi i militantëve të Al-Shabab janë autorët e këtij sulmi sipas asaj që raporton BBC, të cilët përdorën një makinë që mbante lëndë shpërthyese për të hapur dyert e kampit.

Më pas luftëtarë janë futur duke u konfrontuar me komandot amerikanë ku në fund xhihadistët janë tërhequr.

Në të njëjtën kohë një tjetër repart ushtarak italian, vetëm disa kilometra larg, është sulmuar. Ministri i Mbrojtjes i Italisë raporton se nuk ka të lënduar.

Departamenti amerikan shprehet se grupi al-Shabab kanë marrë nën kontroll një pjesë të madhe të shtetit dhe përbëjnë një rrezik të madh tashmë.
SHBA ka rritur patrullimet ajrore mbi këtë zonë për të luftuar kundër tyre.

Artikulli paraprakGRUAJA HIDHET NGA KATI I 4 I PALLATIT,VDES MENJËHERË
Artikulli tjetërDHUNA NË NDESHJEN TIRANA-PARTIZANI,REAGON KLUBI BARDHEBLU