NGJARJA E RËNDË ËSHTË REGJISTRUAR NË NJË QYTEZË NË LION. Një person ka mbetur i vdekur pasi i është prerë koka, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi që duket i tipit terrorist, ndodhur në një fabrikë në Grenoblë, një qytezë në juglindje të Lionit. Sipas raportimeve lokale, atentatori, që është arrestuar në vendngjarje, ka qenë i vetëm, dhe pasi ka hyrë në fabrikë duke thërritur se është përfaqësues i Shtetit Islamik, ka lëshuar disa bombola gazi që kanë shkaktuar një shpërthim.

Flamuri i ISIS që besohet se i përkiste sulmuesit është gjetur pranë vendit të ngjarjes. Të paktën një person është arrestuar (i cili ka pranuar se është anëtar i ISIS) , edhe pse Sky Neës raporton se sulmi eshte bere dy persona, të cilët të dy mbanin flamur islamik. Sky Neës thote se personi i arrestuar eshte rreth te 30-ave dhe eshte i njohur nga policia e anti-terrorit. Mediat franceze raportojnë se sulmuesit janë anëtarë të Shtetit Islamik. Ka raporte qe fabrika i perket firmes Air Products. Mediat franceze thone se sulmuesi u fut me makinen e tij ne fabrike. Air Products eshte nje kompani amerikane, me rreth 21 mije te punesuar dhe merret me shitjen e gazeve industriale Trupi pa koke u gjet prane fabrikes. Sipas nje gazete lokale franceze, koka e personit te vrare ishte e varur ne porten e fabrikes dhe mbi te kishte shkrime arabe ,  por kjo ende mbetet e pakonfirmuar. Presidenti i Frances, Francois Hollande ndodhet ne Bruksel per nje mbledhje te samitit Europian, por mbledhja ka filluar pa te. Ai do te kthehet nga Brukseli per te menaxhuar krizen ne vend. Nderkohe autoritetet franceze vazhdojne kerkimet per personin e dyte afer fabrikes Sulmi erdhi 6 muaj pas tragjedisë së Charlie Hebdo ku mbetën 17 persona të vrarë.

Artikulli paraprakDASH: NË SHQIPËRI ÇDO INSTITUCION KA KORRUPSION
Artikulli tjetërKUPA E AMERIKËS, ARGJENTINA MPOSHT KOLUMBINË