Ministria e Shëndetësisë në Iran njofton se 627 persona janë vrarë dhe 4,870 janë plagosur nga sulmet izraelite gjatë ‘luftës’ 12-ditore, sipas raportimit të agjencisë shtetërore IRIB News.

Sipas ministrisë, shumica e viktimave janë regjistruar në Teheran dhe në provincën perëndimore të Kermanshahut, ndërsa pjesa më e madhe e të vrarëve kanë humbur jetën në vendin e sulmit dhe jo më pas në spital.Autoritetet iraniane nuk kanë publikuar shifra ditore për viktimat, dhe kufizimet në raportim brenda vendit e bëjnë të vështirë krijimin e një pamjeje të qartë për koston njerëzore të luftës.

Disa organizata për të drejtat e njeriut vlerësojnë se shifrat reale mund të jenë dukshëm më të larta. Një prej këtyre organizatave tha se numri i viktimave ishte 974 vetëm disa ditë më parë.

Artikulli paraprakRAMA NDAN FOTOT NGA SAMITI I NATO-S: U VENDOS UNANIMISHT QË TAKIMI I RADHËS TË ZHVILLOHET NË TIRANË NË 2027
Artikulli tjetërPAS NATO-S, MBLIDHET EDHE BE/ LIDERËT EUROPIANË SAMIT 2 DITOR NË BRUKSEL