Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik, që të ndjekin me vëmendje njoftimet dhe udhëzimet e autoriteteve vendase, për shkak të zhvillimeve të fundit në rajon. Në njoftimin zyrtar, Ministria këshillon qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Shqipërisë në këto vende.

‘Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik, të ndjekin njoftimet e autoriteteve vendase, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore’, thuhet në njoftim.

Për çdo informacion, emergjencë ose ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë në:

-AMBASADA SHQIPTARE NË KATAR

Email: embassy.doha@mfa.gov.al, Tel: +974 77180778

– AMBASADA SHQIPTARE NË KUVAJT

E-mail: embassy.kuëait@mfa.gov.al, Tel: +965 2524 0627

– AMBASADA SHQIPTARE NË ARABI SAUDITE

Email: embassy.riyadh@mfa.gov.al, Tel: +966501422449

-AMBASADA SHQIPTARE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE

Email: embassy.UAE@mfa.gov.al, Tel: +971 50 980 7881

Artikulli paraprakAKSIDENTI SHKODËR-MURIQAN, POLICIA ZBARDH NJOFTIMIN
Artikulli tjetërSULMI NDAJ BAZAVE AMERIKANE, IRANI: NJË MESAZH I QARTË PËR SHBA, ASNJË SULM NUK DO TË MBETET PA PËRGJIGJE