
Sulmet e JOQ, reagon Drejtori i ASHK Lezhe Altin Gjergji: Sms e publikuara, sajesa te turpshme dhe montime dashakaqese, do ndjek rrugen ligjore
Drejtori i Komanduar i Agjensise Shteterore te Kadastres ne Lezhe Altin Gjergji, ka reaguar ne lidhje me sulmet e ndermarra nga JOQ ndaj tij. Permes nje sqarimi publik ne rrjetin social facebook Gjergji thote se sms e publikuara, jane sajesa te turpshme dhe montime dashakaqese dhe per kete çeshtje do te ndjeke rrugen ligjore.
Postimi i Altin Gjergjit ne facebook
Të nderuar banorë të qarkut Lezhë,
Prej disa kohësh, portali anonim JOQ ka ndërmarrë një seri sulmesh personale dhe denigruese ndaj meje, në cilësinë e drejtuesit të komanduar të ASHK Lezhë.
Në respekt të qytetarëve të qarkut Lezhë dhe të gjithë atyre që më njohin, ndiej detyrimin të sqaroj se mesazhet e publikuara, që pretendohet të jenë komunikime të mia në WhatsApp me një punonjëse të ASHK Lezhë, janë sajesa të turpshme dhe montime dashakeqe, me synimin për të më goditur në nderin dhe dinjitetin tim personal dhe familjar. Ky është një shantazh i pastër, me qëllim që të më detyrojë të jap dorëheqjen nga detyra publike që më është besuar.
Nuk është as në kulturën time dhe as në dinjitetin tim si malsor një komunikim i tillë – as në jetën e përditshme dhe as në marrëdhëniet e punës me kolegët e mi. Këtë e dinë mirë të gjithë ata që punojnë me mua, me përjashtim të ndonjë individi të caktuar që, në bashkëpunim me portalin JOQ, ëndërron karrigen e drejtorit të ASHK Lezhë.
Për sa i përket portalit JOQ dhe atyre që qëndrojnë pas këtyre sulmeve, kam vendosur të ndjek rrugën ligjore. Ndërkohë, familjarëve të mi, miqve dhe të gjithë dashamirësve që më kanë shkruar të shqetësuar, ju siguroj se nuk do t’i zhgënjej kurrë. Karakteri, dinjiteti dhe parimet e mia mbeten të pandryshuara, ashtu siç më njihni ju.
Me respekt,
Altin Gjergji
Lezhë