Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë tregoi detaje nga vizita e tij në SHBA.

Ai u ndal te sulmi kibernetik, ndërsa pohoi se pas tyre fshihet Irani. Veliaj tha se me dy muaj ndërprerje të shërbimeve digjitale, humbi 20% e të ardhurave.

“Kemi pasur disa grupe që përfaqësojnë shtetin tonë në SHBA. Ka qenë zonja Spiropali, dhe një panel deputetësh të majtë e të djathtë, por dhe forume të tjera. Ne kemi disa çështjes që ndjekim, dhe me Bankën Botërore, ku Tirana është partnere. Shfrytëzuam këtë mundësi. Ka pasur interes jo vetëm për sulmet kibernetike, por dhe për rolin e Tiranës ku Shqipëria të jetë vend mikpritës për shumë përfaqësues të shumë sferave. Rolin e Shqipërisë që ka si anëtar i Këshillit të Sigurimit. Vërtetë mund të jetë 28 mijë metra katrorë, por Shqipëria ka mundësi. Aleanca vjen me sfida. Sot kemi bërë një bilanc në Bashkinë e Tiranës, ku ndërprerja e shërbimeve në këtë bashi në korrik-gusht, licencat, taksat, shërbimet që janë dizajnuar për të lehtësuar jetën e qytetarëve, do të thotë se ne u penalizuam. Qartazi Irani ishte pas sulmit. Sot siç folëm dhe në konferencën e paradites, Irani ishte pas atij veprimi dhe për sulmin që patëm në sistemin TIMS. Kjo Shqipëri që është aleate besnike meriton mbështetje. Ishte përpjekje për të sensibilizuar. Me miq të tillë Shqipëria s’do të jetë kurrë vetëm. Që të sigurohemi që sulmet s’do jenë të përmuajshme. Bashkia e Tiranës humbi 2 muaj të ardhura nga sulmi. Dy muaj, duke menduar se janari dhe dhjetori janë ‘muaj të vdekur’ janë 1/5 e të ardhurave të bashkisë. 20 % të ardhura të munguara. Na duhet mbështetje. Fillimisht kanë qenë agjentë të FBI që ndihmuan për të sjellë sisteme të tjera. Por na duhen sisteme parandaluese për të paraprirë çdo situatë”, tha Veliaj.