Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pasi që disa gazetarë janë sulmuar në veri të vendit nga disa persona me maska.

Osmani përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se ata që i kryejnë këto sulme duhet të përballen me drejtësinë.

“Gazetarët në veri të vendit të Kosovës u sulmuan sërish brutalisht nga bandat kriminale. Ata që kryejnë këto sulme duhet të përballen me drejtësinë. Përpjekjet e tyre për të destabilizuar Kosovën do të dështojnë. Këto akte të tmerrshme të dhunës së vazhdueshme duhet të dënohen nga të gjithë. Sundimi i ligjit do të mbizotërojë.” – ka shkruar Osmani.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDEKLARATA E KFOR PËR KAPJEN E 3 POLICËVE NGA FORCAT SERBE, KABINETI I KURTIT REAGON ME IRONI
Artikulli tjetërSTOLTENBERG: NUK KA FTESË PËR UKRAINËN PËR ANËTARËSIM NË NATO