
Media belge njofton se policia është vënë në ndjekje të një prej agresorëve, i cili duket se u ka mbijetuar sulmeve.
Përgjegjësinë e sulmeve terroriste në Bruksel, të kryera gjatë mëngjesit të kësaj të marte në aeroport dhe në metro, prej të cilave mbetën të vdekur të paktën 30 persona, e ka marrë grupi xhihadist i Shtetit Islamik. Agjencia informative e xhihadistëve, “Amaq” bën të ditur se kamikazë të ISIS, të mbërthyer me rripa me eksplozivë, kanë kryer të dyja sulmet. Media belge njofton se policia është vënë në ndjekje të një prej agresorëve, i cili duket se u ka mbijetuar sulmeve. Sulmet e koordinuara shkaktuan alarme sigurie në të gjithë Europën, si dhe nxitën shprehjen globale të mbështetjes, vetëm 4 ditë pasi policia e Brukselit kapi të dyshuarin e mbijetuar të sulmeve terroristë të Parisit, nëntorin e kaluar, të marra përsipër sërish nga ISIS. Një dëshmitar tha se kishte dëgjuar të thirrura në arabisht dhe disa të shtëna, përpara se dy shpërthimet të dëgjoheshin në lozhën e nisjeve të Aeroportit të Zeventemit, si dhe në një metro. Media belge ka publikuar një foto prej kamerave të sigurisë të 3 të rinjve, të cilët shtyjnë karrocat ku ishin vendosur valixhet përmes aeroportit, e që konsiderohen si të dyshuarit kryesorë të këtij sulmi. Po sipas mediave, dy prej tyre dyshohet të kenë hedhur veten në erë, ndërsa policia është vënë në ndjekje të të tretit. Ndërkaq, Prokuroria e Brukselit konfirmon se personi me të bardha ka qenë subjekt i hetimeve.
/ Star Plus TV /


