Fillimisht ishte #JeSuisCharlie, më pas #JeSuisParis dhe tani #JeSuisNice.

Ky i fundit është hashtagu me të cilin mediat socilale iu përgjigjen sulmit terrorist të ndodhur në Nice, mbrëmjen e djeshme. Por njerëzit nuk po i përdorin mediat sociale vetëm për të t’u solidarizuar me ngjarjen, ato po i përpiqen edhe për të ndihmuar duke u bashkuar. Shumë adresa si Porte Ouverte, ose Open Door, janë përdorur në Twitter për t’i ofruar strehë atyre kujdo që kishte patur nevojë. Një tjetër grupim është ai #RechercheNice, ku mijëra e kanë përdorur në kërkim të afërmeve të tyre. Edhe Facebook gjithashtu është shndërruar në një mjet komunikimi dhe ndihme. Një grua me emrin Tiava Banner, e cila kishte humbur foshnjen e saj, ka shkruar: “Foshnja ime 8 muajshe, ka humbur. Miq në Nice, ju lutemi kush e gjen, ka info të më kontaktojë.” Pas shpërndarjes së statusit të saj me mijëra herë, fatmirësisht një grua me emrin Joy Ruez, e ka gjetur. Facebook ka aktivizuar menjëherë opsioni safety check , i cili ndihmon të gjithë ata që ndodhen në atë zonë që të tregojnë se janë mirë dhe të sigurt, duke lajmëruar familjarët e tyre në një moment kur informacioni është i mangët. #PrayForNice Ashtu si dhe në sulme të tjera, të shumtë janë ata që kanë dashur të shprehin ngushëllimet e tyre për sulmin në qytetin bregdetar francez. #PrayforNice i janë bashkuar dhe shumë emra të njohur.

Artikulli paraprakSHPALLEN NË KËRKIM DY PERSONA PËR VEPRËN PENALE “PRODHIM DHE MBAJTJE PA LEJE E ARMËVE TË GJUETISË SPORTIVE”
Artikulli tjetërJA KUSH ISHTE SHOFERI I KAMIONIT QË BËRI MASAKRËN