Ka marrë përgjegjësinë e sulmit terrorist në Nice, ku një kamion sulmoi turmën gjatë festimeve të ditës së lirisë.

Deklarata e sotme e IS-it, po ashtu është transmetuar nga një shërbim i lajmeve, që është i lidhur me militantët e Shtetit Islamik. Sipas ISIS sulmi terrorist u krye nga njëri prej ushtarëve të tyre. Në këtë deklarat theksohet se sulmi është kryer “në përgjigjje të thirrjes për t’i marrë në shënjestër shtetet që luftojnë kundër IS-it”. Të enjten 31 vjeçari nga Tunizia,Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, përplasi me kamionin e tij me turmën. Nga sulmi mbetën të vdekur 84 persona, ndërkohë 50 ndodhen në gjendje kritike për jetën. Shoferi është qëlluar dhe vrarë nga policia. Policia e Francës sot ka njoftuar se janë arrestuar pesë persona lidhur me sulmin, përfshrë edhe bashkëshorten e ndarë të Bouhlelit. Babai i Bouhlelit i tha Tevizionit francez se djali i tij nuk ishte religjioz dhe se nuk kishte shkuar në asnjë xhami. Në Francë kanë filluar tri ditë zie për viktimat e sulmit në Nicë.

Artikulli paraprakNGJARJET NE TURQI, HERA E 4-ët QË STAMBOLLI PËRFSHIHET NGA KJO SITUATË
Artikulli tjetërLAHI: NUK FUNKSIONON SHËRBIMI PARËSOR, TË GJITHË PACIENTËT NË URGJENCË