
Presidenti i Francës, Francois Hollonde tha se ishte i shokuar nga gjithë ajo çka kishte ndodhur mbrëmjen e shkuar në qytetin e Nisës.
Ai tha se numri i viktimave është 84, por shtoi se 50 të tjerë janë në rrezik për jetën. Hollonde: Jemi duke u përpjekur për ta formalizuar sulmin tonë kundër këtij sulmi dhe pse Nisa. Është një nga qytetet më të bukur në të gjithë botën. Pse pikërisht kjo datë? Sepse ishte edhe festa e lirisë sonë. Kemi diskutuar me kryeministrin për këtë situatë. Ajo që mbetet për t’u theksuar është se ne i kemi siguruar të gjithë qytetarët tanë se kemi marrë masat e sigurisë. Duhet të shprehim edhe një herë solidaritetin tonë për viktimat që humbën jetën. 84 person kanë humbur jetën, dhe janë 50 të tjerë në rrezik për jetën. Mes viktimave ka francezë por edhe të huaj, nga të gjitha kontinentet, me të cilët ne solidarizohemi. Ndjehem i prekur nga përpjekjet e policëve për të ndaluar vrasësin për të kryer këtë kasaphanë të vërtetë. Dua t’i përshëndes të gjitha forcat e angazhuara, xhandarmërinë gjithashtu, forcat e sigurisë. Zjarrfikësit gjithashtu, edhe ata kanë bërë një punë të jashtëzakonshme.






