Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një mesazh përkujtimor për familjarët e viktimave nga sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA

Kjo ditë që ka mbetur në memorien e të gjithë globit, kryedemokrati shprehet se duhet të shërbejë për të intensifikuar luftën kundër terrorizmit.

“Dy dekada më parë, bota u trondit nga sulmet terroriste të 11 shtatorit jo thjesht ndaj SHBA, por ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës. I bashkohemi përkujtimit të viktimave të terrorizmit, dhe solidaritetit me familjarët e tyre dhe kombin mik amerikan.

Ne qëndrojmë në krah të partnerit strategjik të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së vlerave, që na bashkojnë në aleancën dhe miqësinë e vecantë mes dy kombeve tona”, tha Basha.

 

Artikulli paraprak20 VJET NGA SULMET TERRORISTE TË 11 SHTATORIT, RAMA: DITË E ZEZË QË GODITI AMERIKËN MU NË ZEMËR, DO TË MBETET NË KUJTESËN E BOTËS DEMOKRATIKE PËR VLERAT E PAÇMUESHME TË LIRISË
Artikulli tjetërEMIGRANTËT PO SJELLIN MË SHUMË PARA NË SHTËPI, NIVELI MË I LARTË NGA 2012-A