Me sulmin ndaj bazës amerikane në Katar, “mesazhi i forcave të armatosura iraniane për Shtëpinë e Bardhë dhe aleatët e saj është i qartë: Irani nuk do të lejojë që asnjë agresion ndaj sovranitetit të tij, integritetit territorial dhe sigurisë kombëtare të mbetet pa përgjigje”.

Kështu deklaron Garda Revolucionare e Iranit në një komunikatë zyrtare.

“Paralajmërojmë se koha e goditjeve të befasishme e pa pasoja ka marrë fund dhe se përsëritja e çdo veprimi armiqësor do të çojë në shembjen e shtyllave ushtarake të SHBA-së në rajon, në tërheqjen e saj poshtëruese nga Azia Perëndimore dhe në realizimin e kauzës së kombeve islame, që po fshin nga faqja e dheut tumorin kanceroz të sionizmit”, thuhet në deklaratë.

Artikulli paraprakSULMET E IRANIT/ MINISTRIA E JASHTME: SHQIPTARËT NË VENDET E GJIRIT PERSIK TË KENË KUJDES TË SHTUAR
Artikulli tjetërAUTOMJETI PËRPLAS MOTORÇIKLETËN PLAGOSET DREJTUESI I SAJ NË AKSIN LEZHË-MILOT