Në një status në Facebook, Gazment Bardhi ka reaguar për incidentin e ndodhur gjatë protestës së opozitës, ku një person goditi me grusht kreun e PD Sali Berisha. Në reagimin e tij Bardhi ka dënuar sulmin ndaj Berishës, duke u shprehur se është një akt burracak i kryeministrit Edi Rama. Po ashtu thekson se autorët e vërtetë të këtij veprimi duhet të vendosen përpara drejtësisë.

Reagimi:

Skenarët me dhunë ndaj kundërshtarit politik janë tipike të një regjimi të korruptuar dhe të kriminalizuar. Akt burracak i Edi Ramës, që nuk tremb dot askënd. Duke dënuar me forcë sulmin fizik ndaj z. Berisha, bëj thirrje që autorët e vërtetë të vihen menjeherë përpara ligjit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPAS DY ORËSH MBYLLET PROTESTA, BERISHA: RAMA ORGANIZOI SULMIN ME GRUSHT NDAJ MEJE
Artikulli tjetërBORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA, JA SA DO TË SHITEN KARBURANTET NGA SOT