Një kamikazë ka hedhur veten në erë paraditen e sotme në zyrat e zyrat e organizatës joqeveritare “Save the Children” në qytetin Jalalabad në Afganistan .

Dëshmitarët në vendngjarje tregojnë se gjatë sulmit I cili filloi rreth orës 09:10 të orës lokale, nga terroristët janë përdorur edhe granata hedhës për të hyrë në konpleksin ku ndodheshin zyrat e organizatës.Mësohet se të gjithë terroristët e përfshirë në këtë sulm janë vrarë nga forcat e sigurisë. Organizata ka pezulluar përkohësisht misionin e saj në Afganistan, ndërsa i ashtuquajturi Shteti ISlamik ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit.Në kohën kur ka ndodhur shpërthimi në zyrën e organizatës besohet se ndodheshin 46 persona, ndërkohë që sipas raportimeve në sulm janë përfshirë edhe 5 persona të armatosur. ISIS ka marrë përsipër sulmin e armatosur në zyrën e “Save The Children” në Afganistan, ku 2 persona u vranë dhe 12 të tjerë mbeten të plagosur. Aktualisht vazhdojnë përpjekjet për të neutralizuar 2 agresorët e mbetur në godinë, të cilët kanë marrë disa pengje. Organizata terroriste ISIS ka marrë përsipër sulmin në selinë e organizatës humanitare “Save The Children”, në qytetin Jalalabad, kryeqendër e provincës lindore afgane Nangarhar. Në këtë ngjarje 2 persona u vranë dhe 12 të tjerë mbetën të plagosur. Grupimi ekstremist I Shtetit Islamik publikoi në mediat e saj një komunikatë, në të cilën theksoi se “3 martirë kanë marrë pjesë në atentatin kundër fondacioneve britanike dhe suedeze si dhe ndaj istitucioneve qeveritare afgane”. Ndërsa më herët gjatë të mërkurës, Talebanët mohuan të jenë përfshirë në sulm. Gjatë mëngjesit të së mërkurës një komando e armatosur e përbërë nga të paktën 5 anëtarë, nisi atentatin në zyrat e “Save The Children”. Sipas një burimi zyrtar, një kamikaz hodhi veten në erë në hyrje të godinës, duke i lejuar komandos të hyjë pa problem. Televizioni lokal Tolo duke cituar zëdhënësin e qeverisë së provincës nënvizon se ka pasur një shkëmbim zjarri mes militantëve dhe forcave të sigurisë.

Dëshmitarët okularë bënë me dije se kanë përjetuar skena paniku dhe tmerri në zonë. 3 nga 5 anëtarët e komandos janë vrarë nga forcat speciale. Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare të qeverisë Afgane. Ndërsa në katin e tretë të godinës prej disa orësh vazhdojnë të jenë të bllokuar dy agresorët e tjerë, të cilët kanë marrë peng disa punonjës të organizatës humanitare. Ndërkohë, “Save The Children” është shprehur shqetësim të madh sa i përket gjendjes shëndetësore të stafit të saj në Afganistan. Madje disa media raportojnë se organizata ndërkombëtare po mendon tërheqjen e misionit të saj nga Afganistani.

Artikulli paraprakLIROHET DURIM KEÇI, I SHPËTON EKSTRADIMIT NË ITALI
Artikulli tjetërLUFTA KUNDËR EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM, RAMA TAKON MBRETIN ABDULLAH II