Sulmohet nga hakerat peticioni online për ligjin e Vettingut

Peticioni online në platformën www.shpëtovetingun.al. e hapur nga Shoqëria Civile dhe mbështetur nga kryeministri Rama dhe ministrat është hakuar dhe për pasojë është offline. Peticioni online ku shqiptarët firmosin pro Vettingut duket se i ka shqetësuar ata që janë kundër Reformës në Drejtësi. Sot me anë të një postimi në Facebook peticionin “Pro reformës” të shoqërisë civile e ka mbështetur edhe kryeministri Rama i cili ftoi shqiptarët që të firmosnin edhe në peticionin online në platformën www.shpëtovetingun.al. “NJE KLIK PER NJE SHQIPERI ME DREJTESI. Unë jo vetëm e mbështes peticionin e tyre dhe inkurajoj çdo qytetar ta firmosë, por ju inkurajoj të gjithëve të firmosni edhe peticionin online për të bashkuar zërin tuaj me zërin e historisë së përmbysjes së sistemit të kalbur të (Pa)drejtësisë që nuk e lejon Shqipërinë të bëjë shtet. Me një klik secili dhe secila prej jush ndihmon atdheun tonë dhe u shërben fëmijëve të këtij vendi, në këtë moment kyç të historisë sonë të përbashkët” shkruan Rama në faqen e tij. Por disa orë më vonë faqja është hakuar duke dalë offline, pasi ka sjellë akth dhe frikë te të gjitha ata që janë kundër reformës.