Prej 8 javësh sulmuesit të Vllaznisë Haris Dilaver i mungon goli në ndeshjet e zhvilluara edhe pse ka qenë titullar në formacion. Vetë sulmuesi boshnjak nuk e sheh si një problem thelbësor këtë sepse e rëndësishme sipas tij është që Vllaznia ka arritur rezultate pozitive
pa marrë parasysh se kush i ka shënuar golat. Dilaver thotë më mirë është që Vllaznia të jetë në vend të parë se sa ai të kishte shënuar 15 gola dhe ekipi të mos jetë në këto pozita.
Ndeshja me Partizanin është e vështirë thotë sulmuesi Dilaver ndërsa shpreson që këtë radhë të shënojë ndaj të kuqve ashtu si në përballjen e zhvilluar në gjysmën e dhjetorit në Shkodër kur shkodranët fituan me një gol të boshnjakut.
Dilaver pritet që ta nisë si titullar edhe në këtë ndeshje që Vllaznia ka ndaj Partizanit në transfertë me shpresën për të shënuar dhe ç’është më e rëndësishmja për të arritur një rezultat pozitiv në kryeqytet.