Sulmuesi i kombëtares shqiptare Bekim Balaj,  feston sot 25-vjetorin.

Futbollisti ka postuar një foto në rrjetin e tij social Facebook, ku ndodhet bashkë me mikun dhe shokun e tij të skuadrës Odise Roshi, dhe të dy, me gishtat e duarve tregojnë numrin 25. Balaj dhe Roshi aktivizohen me ekipin e Rijekas në Kroaci. Balaj është lojtari që shënoi një gol të mrekullueshëm në fitoren historike përballë Portugalisë në Lizbonë. Tani Bekimin dhe lojtarët e tjerë shqiptarë i pret një sfidë më e madhe që është ajo e Euro 2016 në Francë.