Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpëtimit ne fund te këtij sezoni veror ka sjelle ne vëmendje problematikat qe i kane shoqëruar punonjësit gjate fikjes se zjarreve ne zona te vështira. Nje nga shqetësimet kryesore vazhdon te jete mungesa e mjeteve te reja te punës pasi kjo ndërmarrje punon me automjete te vjetra te cilat shfaqin dobësinë e tyre ne terrenet e thyera malore. Këtë problem e ngre përgjegjësi i repartit Edison Suma .
Përgjegjësi Suma evidenton si një tjetër problem bimësine e dendur qe ka rrethi i Shkodrës si shkak i mospastrimit qe ka munguar nder vite.Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpëtimit i cilëson mese te nevojshme mjetet nga ajri qe ne raste zjarresh te mëdha reparti i Shkodrës te ketë ne dispozicion një të tille për transportin e ujit. Përgjegjësi Suma shprehet se vet zona e Shkodrës është e favorizuar sa i përket ujërave pasi është e rrethuar nga lumenjtë dhe liqenet.Sipas drejtuesve të zjarrfikësve këto mjete ne nje te ardhme te afërt duhet te kthehen ne realitet.