“Ferrari” ka publikuar fotot e makinës së saj të re, që me një motor shumë të fuqishëm, që premton të thyejë rekordet e markës italiane.

Edhe pse e ka prezantuar vizualisht, “Ferrari” nuk ka bërë të ditur emrin e kësaj makine dhe as të dhënat teknike, transmeton CNN.

E vetmja gjë që dihet është se bëhet fjalë për një version të ri të Ferrari 812 Superfast, me motor V12, që do të ofrojë fuqinë më të madhe që ka ekzistuar në një makinë Ferrari.